Aksident i rëndë në Mirditë, plagosen 6 të mitur, transportohen te Trauma

Publikuar me datë:

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë, ku u plagosën gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë mjetin pa leje. Për shkaqe që po hetohen, ai ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë mbetur të plagosur. Një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Katër të miturit e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme.

Të plagosurit morën fillimisht ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportuan drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar. Sipas të dhënave të deritanishme, të gjashtë të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

U përfshinë në konflikt në Kombinat dhe Kamëz, tre të arrestuar, një në kërkim

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur...

Gazeta franceze: Evropa e refuzon, qeveria e Ramës i jep shumën e majme këngëtarit kontrovers

LE PARISIENI ndaluar të performojë në koncerte në shumicën...