Australi/ Sfera misterioze metalike në plazh, dyshohet se janë mbetje nga hapësira

Publikuar me datë:

Gjashtë objekte metalike misterioze, të mëdha, janë zbuluar në plazhet e veriut të Queensland-it në Australi, duke shkaktuar shqetësim dhe kuriozitet te autoritetet lokale.

Fillimisht, dyshohet se bëhet fjalë për të ashtuquajturat “topa hapësinorë” – pjesë raketash që kanë mbetur pas misioneve të ndryshme hapësinore dhe kanë rënë përsëri në Tokë.

Objektet janë gjetur në Forrest Beach, afër qytetit Townsville. Autoritetet australiane kanë nisur një hetim për të zbuluar origjinën e këtyre objekteve, ndërsa policia dhe shërbimet emergjente kanë rrethuar zonën për shkak të shqetësimeve se ato mund të përmbajnë mbetje kimikatesh të rrezikshme.

Agjencia Hapësinore Australiane, në bashkëpunim me policinë dhe agjencitë e emergjencave, është angazhuar në analizimin e objekteve. Ekspertët dyshojnë se ato mund të jenë rezervuarë nën presion që përdoren në sistemet e karburantit të raketave. Këto pjesë, të realizuara nga aliazh të qëndrueshme metalike si titani, mund të qëndrojnë të paprekura gjatë depërtimit në atmosferë dhe të përfundojnë në oqeane ose në bregdet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...