E-mail zbardh tragjedinë në bankën Marfin pas 16 vitesh. Dy persona në pranga, një tjetër në kërkim

Publikuar me datë:

Pas 16 vitesh, autoritetet greke kanë shënuar një zhvillim të rëndësishëm në hetimet për sulmin me zjarrvënie ndaj degës së bankës Marfin në Athinë, një ngjarje që më 5 maj 2010 tronditi Greqinë dhe shkaktoi vdekjen e tre punonjësve.

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar arrestoi dy 42-vjeçarë gjatë operacioneve të zhvilluara në zonat Kypseli dhe Chalandri, në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet.

Ndërkohë, një grua 46-vjeçare është shpallur në kërkim ndërkombëtar për të njëjtën çështje. Sipas autoriteteve, ajo është larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar gjashtë vite më parë, ku jeton prej asaj kohe. Për të është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe autoritetet britanike janë informuar për ekzekutimin e tij.

Hetimet për tragjedinë u rihapën pasi policia mori një email anonim, në të cilin përmendeshin tre persona si autorë të dyshuar të sulmit. Më pas, hetuesit krahasuan provat e dosjes së vitit 2010 me materiale nga çështje të tjera në hetim, duke identifikuar ngjashmëri në karakteristikat fizike dhe veshjet e personave të dyshuar.

Dosja për zjarrvënien e qëllimshme, që ndodhi më 5 maj 2010 në degën e bankës Marfin në rrugën Stadiou dhe u mori jetën tre punonjësve, është rihapur zyrtarisht dhe po trajtohet nga hetuesi i tretë i rregullt, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të një prej ngjarjeve më të rënda në historinë moderne të Greqisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...