Mani i PD-së ngre akuza për favorizime në grantet e Bashkisë Shkodër: A përfituan persona të lidhur me PS?

Publikuar me datë:

Kryetari i Forumit të Partisë Demokratike në Shkodër ka ngritur akuza publike ndaj Bashkisë Shkodër, duke vënë në dyshim mënyrën se si janë përzgjedhur përfituesit e skemës së granteve për biznesin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai pyet nëse mes përfituesve të financimeve ka pasur persona të lidhur me Partinë Socialiste, duke përmendur konkretisht rastin e djalit të kryetarit të Këshillit Bashkiak, i cili ka përfituar nga kjo skemë.

Demokrati ka ngritur gjithashtu pikëpyetje edhe për financimin e një podcasti, duke lënë të kuptohet se përzgjedhja mund të jetë ndikuar nga qëndrime të mëparshme publike në mbështetje të kryebashkiakut Benet Beci.

Në reagimin e tij, kreu i Forumit të PD-së i ka bërë thirrje bizneseve që janë skualifikuar nga skema e granteve të shprehen publikisht, ndërsa akuzon drejtuesit e Bashkisë Shkodër për favorizime politike.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Bashkia Shkodër lidhur me këto pretendime.

Postimi i plotë:

A FAVORIZOI Bashkia Shkodër PERSONA TË LIDHUR ME PS NË SKEMËN E GRANTEVE PËR BIZNESIN?

A mendoni të dashur qytetarë të Shkodrës që djali i kryetarit të Këshillit Bashkiak e fitoi me meritë këtë financim?

Çfarë mendoni ju biznese që u skualifikuat nga kjo skemë?

Si mendoni a u fitua financimi i një podcasti, sepse personazhi në fjalë pak kohë më parë përmes një reportazhi na tregonte se sa i “mirë” është hajduti i 320 mijë eurove #Benet_Beci?

Kjo është fytyra e rilindasve komunist që sot po drejtojnë Shkodrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama: Synimi i review me 1 yll ishte goditja e turizmit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur veprimet e Policisë së...

Djali i Trump humb 600 mln dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Investitorët që kanë investuar në një projekt kriptovalutash të...

Australi/ Sfera misterioze metalike në plazh, dyshohet se janë mbetje nga hapësira

Gjashtë objekte metalike misterioze, të mëdha, janë zbuluar në...

Nga 10 korriku fillon periudha me fat për 3 shenja të horoskopit

Siç sugjerojnë interpretimet astrologjike, data 10 korrik 2026 pritet...