Policia e Tiranës ka bërë me dije se pas zjarrit që përfshiu pallatin pranë QSUT, janë arrestuar katër persona, ndërsa hetimi penal ka nisur edhe për pronarin e kompleksit, Armand Lilo.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se flakët kanë shpërthyer në ambientin e pasmë të “Big Market” që menaxhonte Razie Sula, ku ishin grumbulluar mbeturina pa u marrë masa për heqjen e tyre.
Në kuadër të procedurave të kryera nga Komisariati Nr. 4, u arrestuan:
Agron Cara, 54 vjeç, administrator i kompleksit, për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Razie Sula, 54 vjeçe, menaxhere e marketit, për “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Enver Ademi, 66 vjeç, inxhinier drejtues i punimeve, për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Altin Furtuna, 46 vjeç, administrator i subjektit që ka kryer punimet e fasadës, për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Hetimi penal ka nisur edhe për punonjëset e marketit, S. A. dhe E. M., si dhe për pronarin e kompleksit, Armand Lilo, dhe kontraktorin Sh. B., për veprat penale të lidhura me pakujdesinë dhe shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë.
Nga flakët u dëmtuan 11 persona, mes tyre punonjës të DPMZSh-së dhe banorë të pallatit, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për përcaktimin e shkaqeve të rënies dhe të përhapjes së zjarrit, dje, në një kompleks banimi te Rruga e Dibrës, arrestuan shtetasit:
-Agron Cara, 54 vjeç, administratori i kompleksit të pallateve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;
-Razie Sula, 54 vjeçe, menaxherja e marketit në katin e parë të kompleksit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;
-Enver Admi, 66 vjeç, inxhinier drejtues i punimeve për ndërtimin e këtij kompleksi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;
-Altin Furtuna, 46 vjeç, administratori i subjektit që ka bërë punimet për fasadën e kompleksit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Gjithashtu, nisi hetimi penal për shtetaset S. A. dhe E. M., punonjëse në market, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, si dhe për shtetasit Armand Lilo, 48 vjeç, pronari i kompleksit të pallateve, dhe Sh. B., 41 vjeç, i kontraktuari për ndërtimin e kompleksit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në ambientin e pasmë të marketit që menaxhonte shtetasja R. S., në rrethana të paqarta ka rënë zjarr në një vend ku ishin grumbulluar mbeturina, ku kjo shtetase nuk kishte marrë masa për heqjen e tyre.
Gjithashtu, shtetasi A. C., administrator i kompleksit të banimit, dyshohet se nuk ka kryer veprimet e nevojshme për kontrollin e funksionalitetit të masave mbrojtëse për zjarrin dhe shpëtimin.
Nga flakët u dëmtuan 11 shtetas (punonjës të DPMZSh-së dhe banore të pallatit), të cilët vijojnë të marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon punën në vendngjarje, për të përcaktuar dëmin material total të shkaktuar nga zjarri.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve përgjegjës për këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

