Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria

Publikuar me datë:

Kosova ka ndaluar këtë të mërkurë, më 15 prill, importin e deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë.

Vendimi u mor nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) të bagëtive në Qarkun e Dibrës.

Në njoftimin zyrtar, AUV u bën thirrje komunave të Kosovës në brezin kufitar me Shqipërinë që, “përmes drejtorive të për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre, të shmangin çfarëdo kontakti me kopetë e fermerëve nga Shqipëria.”

Sakaq, autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës.

AUV u bën thirrje fermerëve që të rrisin masat e biosigurisë dhe të ndërmarrin këto veprime:

  • -Të shmangni lëvizjet e panevojshme të kafshëve nga një zonë në tjetrën

  • -Të raportoni menjëherë tek veterineri çdo shenjë të dyshimtë (ethe, rrjedhje nga hundët, dobësi, diarre)

  • Të kufizoni kontaktin e tufave tuaja me kafshë tjera sidomos në zonat kufitare

  • Të respektoni udhëzimet dhe këshillat e AUV-së.

  • Mos blini kafshë nga ferma të tjera pa e ditur statusin shëndetësor të tyre.

  • Shtoni masat e biosigurisë në fermat tuaja.

Sëmundja PPR është një infeksion viral shumë ngjitës që prek kryesisht delet dhe dhitë. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara, si dhe përmes sekrecioneve dhe jashtëqitjeve të tyre. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, rrjedhje nga hundët, inflamacion të syve, ulje të oreksit dhe diarre, ndërsa në raste të rënda mund të shkaktojë ngordhje. Kjo sëmundje nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...