EMRAT/ Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 6 kompanive të ndërtimit

Publikuar me datë:

Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit, në kuadër të një hetimi mbi burimin e të ardhurave të tyre.

Sipas vendimit që u bë me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, janë sekuestruar llogaritë bankare të kompanive “Olt Flor” dhe “Olti Grup”, si dhe të shoqërive “Albavia” dhe “Standard”, kompania, “Kukës Chrome Minerals” si dhe “Troci 2005”.

Masat e sekuestros janë ndërmarrë pasi autoritetet dyshojnë se fondet e këtyre kompanive nuk justifikohen me aktivitetin e tyre ekonomik.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e saktë të parave dhe për të verifikuar nëse ka elementë të shkeljeve ligjore, ndërsa kompanitë dyshohen dhe për fshehje të të ardhurave.

Burime pranë ogranit të akuzës bëjnë me dije se kjo është një ndërhyrje në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe informalitetit në sektorin e ndërtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...