“Shitet akoma kokainë te Petro Nini’”, eksperti: Prindërit i kanë dhënë fëmijët me koncesion!

Publikuar me datë:

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ngriti alarmin për një problem serioz që, sipas tij, vijon të mbetet i pranishëm pranë shkollave në vend.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, Mehmeti deklaroi se fenomeni i shpërndarjes së drogës pranë institucioneve arsimore nuk është zhdukur, duke përmendur konkretisht zonën e shkollës “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet.

Sipas tij, që prej një rasti të evidentuar rreth vitit 2016, kur policia kapi doza kokaine gati për shitje pranë kësaj shkolle, situata nuk ka ndryshuar në thelb.

Shiten akoma. Ky është problemi,” u shpreh ai, duke theksuar se bëhet fjalë për një krizë më të thellë sociale.

Mehmeti kritikoi ashpër rolin e prindërve në edukimin e fëmijëve, duke i cilësuar ata si të painteresuar dhe shpesh “inekzistent” në jetën e tyre.

Prindërit e kanë dhënë me koncesion rritjen e fëmijës, ose te dadoja, ose te ‘after school’,” tha ai, duke shtuar se kjo sjell pasoja të rënda dhe shpesh të pariparueshme.

Policia kapi te shkolla ‘Petro Nini’ diku në 2016-ën, që ishin gati për t’u shitur doza kokaine dhe shiten akoma. Ky është problemi. Ne jemi në një problem të madh dhe kemi një komunitet prindërit krejtësisht të painteresuar për fëmijët e tyre, inekzistent. Ai fëmijë s’është qytetar. Kultura e rrugës ka zëvendësuar kulturën e familjes dhe të shkollës. Prindi e ka dhënë me koncesion rritjen e fëmijës, ose te dadoja, ose të aftër school. Dëmet janë të pariparueshme, qoftë në pikëpamje emocionale të targetimit që i bëjnë, që ja drogaxhiu”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]