Protesta e 39-të para Kryeministrisë është shoqëruar nga pankarta me mesazhe kritike ndaj qeverisë, ku qytetarët kanë vazhduar të shprehin vërejtjet dhe ironitë e tyre për kryeministrin Edi Rama.
Në mesin e pankartave, njëra prej tyre e tërheq vëmendjen për financimin prej 400 milionë lekësh që i është dhënë koncertit të Kanye West, me mbishkrimin: “4 mlm € i duam për Onkologjikun, jo për dëngla”.
Pjesëmarrësit gjithashtu kanë ironizuar me një fotografi të kryeministrit Rama nga samiti i NATO-s në Ankara, të cilën e kanë modifikuar duke e paraqitur atë me një fustan rozë. Në këtë fotomontazh shfaqet edhe kryeministri holandez Mark Rutte, i cili i tregon me gishta veshjen presidentit amerikan Donald Trump.
Në pankarta të tjera, qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre me mesazhe si: “Propagandë. Justifikime. Arritje. Asnjëra nuk do ta fshijë përgjegjësinë”, dhe “Kanye West merr 4 milionë euro, prindërit e mi me 2 punë, shteti nuk paguan operacionet”.

