4.2 mln euro për koncertin e Kaney West! Këlliçi për deklaratën e Ramës: Ka turpëruar vendin me skandale e hiqet si “Kalorës”

Publikuar me datë:

Deputeti i PD Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me një status të publikuar mëngjesin e sotëm, ku justifikohej se 4.2 mln euro nga fondi i rezervës për koncertin e Kanye West, ishin një përpjekje për të “mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjer më sot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se për Shqipërinë nuk ka turp më të madh se sa kryeministri të heqë taksat e shqiptarëve vetëm sepse e ka shitur koncertin si sukses të vetin, e mosmbajtja do shihej si dështim i tij.

Këlliçi shprehet se Rama e turpëron vendin çdo ditë me skandalet e veta dhe të qeverisë së tij.

Postimi i plotë:
Kush e turpëron dhe vjedh Shqipërinë?!
Qenka ngritur një kalorës dhe me dorën e tij e paska shpëtuar Shqipërinë nga turpërimi, duke lëvruar 4.2 milionë euro për një koncert privat.
Vende si Franca, Anglia apo Gjermania që kanë refuzuar Kaney Ëest po jetojnë në turp të zi!!! Ne që e pranojmë duhet të ruajmë tani nderin, pasi biletat ngelën pa u shitur.
A ka turpërim më të madh se sa ky për një vend ku Kryeministri i heq nga taksat e shqiptarëve 4.2 milionë euro vetëm sepse e ka shitur koncertin si sukses të vetin, e mosmbajtja do shihej si dështim i tij?!
Edi Rama e ka turpëruar Shqipërinë më shumë se kaq në fakt. Emri i tij përmendet në gjyqe për krime të rënda nga McGonigal në Uashington, në Majemi, e në Bruksel për bandat e drogës.
E ka turpëruar Shqipërinë kur ka caktuar koordinator për krimin e organizuar, kur ka pritur në zyrë e dhënë liçensë kazinoje për njerëz të kartelit Sinaloa.
E ka turpëruar duke përdorur avion privat e duke pirë verë 33 mijë euro shishja, kur gjysma e popullsisë është në prag varfërie ekstreme.
E ka turpëruar Shqipërinë duke mos lejuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Edi Rama e turpëron vendin çdo ditë që qëndron në atë zyrë, me vjedhjet dhe skandalet e panumërta të tij!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...