Tmerr në Poloni/ Prifti vret një burrë të pastrehë me sëpatë dhe e djeg të gjallë

Publikuar me datë:

Një ish-prift në Poloni përballet me akuza për një vrasje tejet të rëndë, pasi dyshohet se i preu kokën me sëpatë një burri të pastrehë dhe më pas i vuri flakën, ndërsa viktima mund të ishte ende gjallë.

Sipas prokurorëve, Miroslav M. akuzohet se vrau 68-vjeçarin Anatol C. në korrik të vitit të kaluar pranë fshatit Laszopol, pas një konflikti për një apartament që prifti kishte premtuar t’ia blinte ose t’ia jepte me qira viktimës.

Hetimet tregojnë se pas një debati, i dyshuari ndaloi makinën në një rrugë të izoluar, mori një sëpatë dhe e goditi disa herë në kokë 68-vjeçarin. Më pas, ai dyshohet se e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën.

Autopsia zbuloi se viktima kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe djegie në rreth 80% të trupit.

Prokurorët thanë se ish-prifti e ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje, duke përshkruar në detaje mënyrën e kryerjes së vrasjes. Hetimet zbuluan gjithashtu se disa javë më parë ai kishte tentuar ta vriste të njëjtin person, por ishte penguar nga kalimi rastësor i një dëshmitari.

Ekspertiza psikiatrike ka përfunduar se Miroslav M. është i aftë mendërisht për t’u gjykuar.

Pas ngjarjes, Kryepeshkopi i Varshavës kërkoi falje publike dhe i bëri thirrje Vatikanit ta largojë përfundimisht nga kleri. Kryepeshkopata mbuloi edhe shpenzimet e funeralit të viktimës.

Nëse shpallet fajtor, ish-prifti rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gazeta italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Edi Rama nuk është më i paprekshëm

Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar...

Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar vendimin...