Fermerët denoncojnë mungesën e ujit për vaditje, kanali i Shtodrit ende jashtë funksionit në disa zona

Publikuar me datë:

Pavarësisht se në disa fshatra të Malësisë së Madhe ka nisur të qarkullojë uji për vaditje përmes kanalit të Shtodrit, shumë fermerë vijojnë të përballen me mungesë të theksuar të ujit në kulmin e sezonit bujqësor.

Sipas banorëve, uji aktualisht mbërrin vetëm në segmentin nga Hysaj deri në Gruemirë-Çezmë dhe Dobrë, ndërsa fshatrat nga Culaj deri në Kalldrun, ku shtrihet gjithashtu kanali i Shtodrit, vazhdojnë të mbeten pa furnizim.

Fermerët shprehen se vonesat po ndikojnë drejtpërdrejt në kulturat bujqësore, të cilat rrezikojnë të dëmtohen nga mungesa e ujit në periudhën më të rëndësishme të prodhimit.

Nga ana tjetër, Bordi i Kullimit deklaroi një ditë më parë se po punohet për pastrimin e kanalit dhe kryerjen e disa riparimeve të pjesshme me qëllim rikthimin e tij të plotë në funksion.

Megjithatë, banorët shprehen skeptikë për afatet, duke theksuar se nëse ndërhyrjet zvarriten edhe më tej, dëmet në bujqësi mund të jenë të parikuperueshme. “Ndoshta atëherë uji nuk do t’u duhet më fermerëve”, shprehen ata me ironi.

Nga Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Messit gabon te penalltia ndaj Egjiptit

Ndeshja mes Argjentinës dhe Egjiptit po zhvillohej me ritëm...

Qafë Plloçë/ Shpërthen në flakë “Benzi”, dyshimet e para

Një automjet i markës Mercedez Benz C Class ka...