Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, dyshohet për atentat, arrestohet autori i dyshuar

Publikuar me datë:

Një 20-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vrarë të dielën në një sulm me armë zjarri në qytetin e Uppsalës, në Suedi. Viktima është identifikuar si Gent (Milot) Maksutaj, nga fshati Banjë i Istogut.

Sipas mediave suedeze, vrasja dyshohet të ketë qenë një ekzekutim i planifikuar.

Mediat suedeze bëjnë me dije se autori i dyshuar ka lëvizur me biçikletë dhe e ka qëlluar fillimisht viktimën. Pasi 20-vjeçari ka rënë në tokë, ai dyshohet se është afruar dhe ka qëlluar sërish.

Pas krimit, i dyshuari raportohet se është larguar me tren drejt Stokholmit, ku më pas është arrestuar nga policia.

Prokuroria suedeze ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjen është ndaluar një person nën moshën 18 vjeç. Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në vrasje të jenë përfshirë edhe persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën Kvarngärdet të Uppsalës, pasi policia mori njoftim për të shtëna me armë rreth orës 21:00.

Autoritetet suedeze vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e krimit dhe nuk kanë konfirmuar ende nëse vrasja lidhet me grupet e krimit të organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...