Dhunimi i 17-vjeçares/ Reagon Policia e Fierit: Proceduam tre adoleshentet!

Publikuar me datë:

Policia e Fierit ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të videos së dhunimit të një 17-vjeçareje, nga tre bashkëmoshatare të saj.

Sipas policisë, ngjarja është denoncuar më 8 qershor 2026, kur 17-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj. Ajo ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje nga kjo e fundit dhe dy vajza të tjera 15 vjeçe.

Po sipas policisë, pas denoncimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, janë kryer veprimet hetimore dhe janë shoqëruar në komisariat 19-vjeçarja dhe dy të miturat, të cilat kanë pranuar se kishin ushtruar dhunë ndaj 17-vjeçares për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve, më 9 qershor 2026, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të tre të dyshuarave.

Policia bëri të ditur gjithashtu se më 28 qershor 2026 është arrestuar njëra prej 15-vjeçareve të përfshira në ngjarje, por për një çështje tjetër. Arrestimi u krye pas kallëzimit të nënës së saj, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga e bija, duke pësuar dëmtime fizike.

Pas procedurave përkatëse dhe vlerësimit të autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related