“Banorëve në jug po u blihen pronat me trasta me para”/ Berisha: Rama e trajton Shqipërinë si çiflig, po ua jep baronëve të drogës. Bregu po shpopullohet me narkoeuro

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu hodhi akuza të rënda për projektet që pritet të ndërtohen në vebdin tonë, duke iu referuar edhe këtë herë librit “Albanian Files”.
Ai tha se kryeministri Rama e përdor Shqipërinë si çiflig, duke ua dhënë tokat trafikantëve.
Berisha në fjalën e tij deklaroi se tokat në gjug po blihen me para që e kanë origjinën nga trafiku i drogës.

“Libri i kuq “Albanian Files është”, një libër që tregon se Rama e trajton Shqipërinë si çiflig, të cilin ua ka dhënë baronëve të drogës.
Libri i kuq është aktakuza më e rëndë ndaj një diktatori, që dëshmon se ky njeri nuk njeh Kushtetutë, ligje kombëtare as ndërkombëtare, se për këtë njeri, njësoj si për sulltanët e shekujve më parë që kishin ligj se toka, ajri dhe uji janë pronë e perandorit.
Edhe për Edi Ramën zonat më panoramike, të brigjeve, maleve, kodrave, deteve janë prona që u jepen për zhvillim trafikantëve.
Dëshmitë janë flagrante, ju i keni parë sesi banorët po shpërngulen, trafikanët po u shkojnë me trajsa me para. U blenë pronat dhe po i largojnë nga trojet e tyre.

Tentakulat e mafies së rrezikshme që po rrafshon kodrat në jug, po shpopullojnë me narkoeruo brigjet e Shqipërisë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]