Tragjike në Greqi. Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes

Publikuar me datë:

Një grua shqiptare e moshës 35-vjeçare ka ndërruar jetë një ditë pas lindjes së foshnjës së saj në Greqi.

Viktima, e njohur si Vjosana Mana, kishte planifikuar një lindje përmes operacionit cezarian. Bashkëshorti i saj, Eneo Rushita, tregoi se fillimisht gjithçka kishte shkuar siç duhej, dhe ai kishte mbajtur foshnjën menjëherë pas lindjes.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, Rushita tha se më vonë kishte marrë informacion se Vjosana kishte pësuar një hemorragji të brendshme. Ai e akuzon stafin mjekësor për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale, gjatë së cilës i ishte hequr mitra, pa e informuar paraprakisht për këtë aktivizim.

Sipas tij, mjekët kishin vazhduar ta siguronin që gjendja e saj ishte nën kontroll. Sidoqoftë, të nesërmen, 35-vjeçarja humbi jetën. Ai thekson se më pas është informuar në lidhje me faktin se mushkëritë e saj ishin mbushur me lëngje dhe rezultatet e analizave ende nuk janë bërë publike.

“Vjosana kishte planifikuar një lindje cezariane. Unë kërkoj hetime sepse kishim lindje të planifikuar më datë 24 qershor. Çdo gjë dukej normale në fillim, ma sollën foshnjën dhe më thanë që kishte një hemorragji të brendshme, dhe çdo gjë ishte në kontroll. Në orën 3 pasdite takoj doktorin dhe më thotë që kishin futur në operacion të dytë dhe i kishin hequr mitrën, pa më kontaktuar. Pas lindjes më thanë që e kishin operuar përsëri dhe duhet t’i hiqnin mitrën pasi kishte pësuar hemorragji. Fillimisht më thoshin që nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Të nesërmen në mëngjes ndërroi jetë, mushkëria ishte mbushur me ujë. Presim analizat, nuk kanë dalë ende. Nga autoritetet nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, shprehu bashkëshorti i Vjosanës, Eneo Rushita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...