Flakët përfshijnë Përronin e Zharrëzës në Fier, banorët e zonës në alarm

Publikuar me datë:

Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Përronit të Zharrëzës, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era, duke mbuluar një sipërfaqe të konsiderueshme dhe duke arritur deri pranë rrugës kryesore.

Situata ka qenë kritike në disa momente, pasi rrezikohej edhe një serë që ndodhej shumë afër vatrës së zjarrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme.

Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Historia tronditëse/ 25-vjeçarja skoceze vdes në Durrës, pranë kishte vajzën 2-vjeçare

Nga Stephen Kinninmonth, CENTRAL FIFE TIMES Janë bërë homazhe për...

Shkodra nuk njeh sezon të ulët, vizitorë të shumtë edhe në tetor

Edhe pse muaji tetor po i afrohet fundit, numri...

Dimër në Kukës, dëborë dhe temperatura deri në -4 gradë

Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte...