Marjana Koçeku, e njohur si Neomalësorja, ka qëndruar në Parlamentin Europian për disa ditë, ku ndau foto nga kjo vizitë në rrjetet sociale.
“Kanë qenë ditë plot shpresë. Europa asht nji strehë e sigurt për vendin tonë, jo vetëm si orientimi ynë ma i natyrshëm që prej rrëzimit të sistemit komunist, por edhe si vendi ku kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë vëmendje dhe mbështetje,” shkruan ajo.
Koçeku fitoi mandatin si deputete e PS më 11 maj. Megjithatë, pas protestave të vazhdueshme nga qytetarët për shkarkimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ajo vendosi të largohet nga grupi i PS dhe të vazhdojë si deputete e pavarur.

