Përshkallëzohet situata me zjarrin në Fier, bllokohet segmenti “Qafa e Koshovicës-Cakran”

Publikuar me datë:

Situata e krijuar nga zjarri masiv në Fier është përshkallëzuar, ndërsa flakët të favorizuara nga era kanë vijuar të përhapen në disa zona.

Sipas njoftimit të policisë për shkak të rrezikut të lartë, është bllokuar qarkullimi i mjeteve në të dy kahet e segmentit rrugor “Qafa e Koshovicës–Cakran”, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se, zjarri ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, dhe më pas është përhapur drejt zonës së Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara pranë fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve, shërbimet e Policisë kanë evakuuar 11 familje nga banesat e tyre.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo të asfiksuar, ndërsa janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme toke, një automjet dhe një banesë.

Ndërkohë, policia njofton po kanë shoqëruar dy persona të dyshuar për shkaktimin e zjarrit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Siçili/ Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu përsëri të dielën, duke...

IGJEO jep alarmin për të nxehtin. Ja 3 qarqet më të rrezikuara nga zjarret

Në Fieri, Lezhë dhe Durrës, rreziku nga zjarret paraqitet...

Arben Kola: “Dhuna në komisariatin nr.3, e financuar nga qeveria ose grupe mafioze pranë saj”

Arben Kola, një nga organizatorët e protestës, nënvizoi se demonstratat do të vazhdojnë në një atmosferë paqësore derisa të realizohet qëllimi politik i tyre. Ai e akuzoi qeverinë për të nxitur dhunë gjatë këtyre tubimeve. Kolë theksoi se organizatorët janë angazhuar për të ruajtur qetësinë e protestës, pavarësisht incidenteve që ndodhën dje në komisariatin nr.3. […]