A po vazhdon sekti i Benet Becit ta komandojë Shkodrën?

Publikuar me datë:

Largimi i Benet Becit nga posti i drejtuesit politik të Partisë Socialiste për qarkun Shkodër dhe emërimi i Enea Karakaçit u interpretua si një sinjal për një riorganizim të strukturave politike në qytet. Megjithatë, në praktikë, shumë zëra brenda politikës lokale pretendojnë se ndikimi i Becit mbetet i pandryshuar dhe se vendimmarrja vijon të kontrollohet nga njerëzit e tij më të afërt.

Pyetja që shtrohet është: A ka realisht Enea Karakaçi drejtimin politik të Shkodrës, apo ai po shërben vetëm si figura publike e një strukture që vazhdon të drejtohet nga Benet Beci?

Në administratën lokale dhe institucionet shtetërore në Shkodër vazhdojnë të drejtojnë emra që, sipas informacioneve të bëra publike, kanë lidhje familjare, farefisnore ose miqësore me njëri-tjetrin. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse kemi të bëjmë me një model meritokracie apo me një rrjet ndikimi të ndërtuar mbi lidhje personale.

Rastet më flagrante janë:

Oltion Luli mban postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, ndërsa bashkëshortja e tij, Eva Luli, drejton Entin e Banesave.

Deputeti Onid Bejleri dhe drejtori i ARRSH-së, Ervin Sadiku, sipas informacionit të disponueshëm, janë kushërinj të parë me Oltion Lulin, duke krijuar një trekëndësh familjar në poste të rëndësishme publike.

Kejsi Spahia ushtron detyrën e drejtoreshës së Postës dhe njëkohësisht mban funksion drejtues në Partinë Socialiste në Shkodër, ndërsa babai i saj, Genci Spahia, drejton OST-në.

Emiljano Nika është drejtor i IKMT-së, ndërsa bashkëshortja e tij, Blediana Osja, drejton gjimnazin “Jordan Misja”.

Secili prej këtyre emërimeve, marrë veçmas, mund të ketë shpjegimin e vet institucional. Por kur shihen së bashku, ato krijojnë perceptimin e një rrjeti të ngushtë njerëzish të lidhur mes tyre me marrëdhënie familjare apo farefisnore, të cilët mbajnë poste kyçe në administratën publike dhe institucionet shtetërore në Shkodër.

Burime politike pranë Partisë Socialiste bëjnë të ditur se këta funksionarë nuk ndajnë vetëm bashkëpunimin institucional, por edhe marrëdhënie të afërta jashtë zyrave, duke kaluar fundjava dhe aktivitete familjare së bashku.

A mund ta besojë dikush që këto emërime janë rezultat i konkurrencës dhe meritës profesionale? A duhet të dyshojnë socialistët dhe qytetarët e Shkodrës se lidhjet familjare dhe besnikëria politike kanë luajtur rol vendimtar?

Në këtë situatë sytë janë të drejtuar tek Enea Karakaçi. Nëse ai është ngarkuar me drejtimin real të strukturave, atëherë mbetet për t’u parë nëse ai do të ndërtojë një ekip të ri apo do të vijojë të mbështetet mbi strukturën ekzistuese të krijuar gjatë drejtimit të Benet Becit.

Ndërkohë vlen të përmendet se dora e fshehtë që drejton realisht në praktikë këta individë është ajo e nje tjetër figure politike brenda PS. Në qarqet politike lokale qarkullojnë gjithashtu pretendime se ndikimi mbi këto struktura nuk lidhet vetëm me Benet Becin, por edhe me figura të tjera të Partisë Socialiste, ku përmendet edhe emri i Elisa Spiropalit.

Per qytetarët e Shkodrës, përgjigjja nuk ka të bëjë vetëm me emrat, por me standardin e administrimit. Besimi te institucionet forcohet vetëm kur emërimet janë transparente, të bazuara në meritë dhe larg çdo dyshimi për konflikt interesi apo favorizim për shkak të lidhjeve familjare ose politike.

Ky është një debat që meriton përgjigje publike dhe institucionale, pasi administrata duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të perceptohet si sekti i një personi të vetëm që është marrë i pandehur nga SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarri përfshin fabrikën e naftës në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e...

Arkivoli në protestë/ Berisha: Qytetarët i përgatitën Ramës funeralin politik!

Kryedemokrati, Sali Berisha, e cilësoi protestën e zhvilluar një...

Zjarri përhap panik në Fier, banorët: Si këto flakë s’kishim parë ndonjëherë

Situata në Drizë të Fierit vijon të mbetet problematike,...