Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët gjatë kohës kur ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Kaninës, pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.
Mjeti është përfshirë i gjithi nga flakët, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e shërbimit të zjarrëfikëses për të shuar flakët.

