“Parlament analfabetësh. Gënjeshtar!”/ Aktivistja përplaset me deputetin e PS

Publikuar me datë:

Kësaj dite, aktivistja Sidorela Vatnikaj dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, kanë pasur një debat të ashpër në lidhje me përballjen mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Vatnikaj akuzoi policinë si “polici private”, duke theksuar se dhuna e iniciuar nga ata ishte e papranueshme, dhe shprehu gjithashtu dyshime për përfaqësimin e popullit nga Parlamenti, të cilin e quajti të mbushur me analfabetë.

Në përgjigje, Bido pretendoi se dhuna ka qenë e drejtuar ndaj policisë, duke e cilësuar ndalimin e deputetëve për të hyrë në kuvend si një akt “grusht shteti”.

Sidorela Vatnikaj: “Kjo ka nisur pa u grumbulluar ne si protestues. Kishim bërë lajmërimin që do të jemi në Parlament, për ti thënë parlamentit që populli është në rrugë dhe kërkon dorëhqjen. Një djalë është dhunuar, me gjakderdhje nga hunda, nuk kemi patur kontakt me të. Janë arrestuar. Kështu ka filluar. Parlamenti ka qenë i rrethuar, është absurde të rrethohet parlamenti. Ka plasur sulmi në sy, në hundë, me spray, në mënyrë të dhunshme pa u provokuar absolutisht nga protestuesit.

Kemi më shumë se një muaj që themi që kryeministri Rama, parlamenti, nuk na përfaqësojnë. Kërkuam për një muaj rresht në mënyrë paqësore, kemi kërkuar që të ndalohet funksionimi normal i parlamentit pasi populli është në shesh. Nuk mund të vijojmë punën parlamentare sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo protestë ka pasur jehonë në të gjithë Evropën dhe botën. Nuk mundet të mos e ketë marrë vesh vetëm parlamenti. Dhuna policore ka qenë e pajustifikuar, nuk ka qenë në raport me veprimet dhe numrat e protestuesve. Gjuajtja me vezë ndodh në çdo vend të Evropës në çdo protestë. Të shohim deputetë, si Taulant Balla dhe Braçe më parë, që mësynë policinë me gaz lotsjellës dhe shkopa gome ndaj protestueseve paqësore. Është e paprecedent. Nuk kemi shtet, por polici private.”

Ardit Bido: “Policia kishte marrë masat, që për mua duhet kritikuar policia për pjesën e fundit të seancës që nuk garantoi kordonin për të dalë deputetët. Së pari ka të bëjë me faktin që jemi qytetarë të këtij vendi dhe kush normalizon dhunën ndaj qytetarëve nuk e di që jeton në demokraci. Monopolin e forcës e ka policia.”

Sidorela Vatnikaj: “Sa krenarë jeni që keni monopolin e dhunës…”

Ardit Bido: “Ju lutem se zërin tuaj e kam dëgjuar duke ulëritur.”

Sidorela Vatnikaj: “Edhe sot ‘hajdut’ kam bërtitur kur keni hyrë.”

Ardit Bido: “Po u zgjidhën gjërat me forcën fizike ka rënë demokracia. Në asnjë formë nuk mund të pretendoni se jeni përfaqësues i shqiptarëve. Keni qenë 200 protestues në parlament dhe nuk e di, 60 mijë në shesh? Të mendoni se jeni përfaqësues të shqiptarëve, që ndaloni funksionimin e institucionave, do të thotë anarshi. Kthim në ’97. Ti imponoheni deputetëve të votuar për të përfaqësuar qytetarët.”

Sidorela Vatnikaj: “Ju jeni emëruar pasi votat ua ka mbledhur tjetër kush.”

Ardit Bido: “Ajo që kam parë sot me sytë e mi, pashë se si do të më hidhnit në kosh. Pashë sot se si ti ke goditur Ramion Kurtin me vezë.”

Sidorela Vatnikaj: “Po gënjeni, jeni qesharak. Jeni megafon i kryeministrit.”

Ardit Bido: “Kam parë vezë që hidheshin drejt meje dhe kolegëve të tjerë.”

Sidorela Vatnikaj: “Jeni futur 3 orë para seancës. Gënjeni edhe për fakte lehtësisht të verifikueshme.”

Ardit Bido: “Ti nuk më njeh.”

Ylli Rakipi: “Nuk ka goditur Sidorela me vezë por një aktiviste tjetër.”

Sidorela Vatnikaj: “E keni treguar veten publikisht. Gjithçka thua është në funksion të propagandës. Mund të kërkoni falje që gënjyet?”

Ardit Bido: “Ti the po, nuk kërkoj falje për gënjeshtrën tënde.”

Sidorela Vatnikaj: “Një person që gënjen për fakte banale.”

Ardit Bido: “Fitoji debat me argument, jo kështu.”

Sidorela Vatnikaj: “Duhet të keni pak mendim kritik, prandaj ju themi parlament analfabet.”

Ardit Bido: “Unë jam profesor universitar. Ajo çfarë vura re sot, kolegëve deputetë u janë hedhur vezë. Janë tentuar të intimidohen. Unë nuk intimidohem, besoj te debati dhe argumenti. Jemi parë hedhje gurësh ndaj policisë. Të ndalosh deputetët të hyjnë apo ta dalin nga kuvendi duke intimiduar me dhunë fizike, është tentativë për grusht shteti. Është një çetë e vogël njerëzish që kaplojnë protestën. Nuk intimidohet demokracia, nuk ka shans të intimidojë dikush deputetin.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

480 viktima në Holandë nga i nxehti

Rreth 480 persona humbën jetën në Holandë si pasojë...

Zvicra nderon Xhakën, i bën dhuratë para ndeshjes ndaj Algjerisë

Në kuadër të Botërorit, Zvicra do të ndeshet me...