Vihet në pranga çifti rus që u “martua” në majën e Empire State Building. U ngjitën ilegalisht në 443 metra lartësi

Publikuar me datë:

Një propozim i jashtëzakonshëm martese, por tërësisht i paligjshëm, ka ndodhur në majën e njërës prej ndërtesave më ikonike në Nju Jork. Çifti rus i njohur për ngjitjet ekstreme, Angela Nikolau dhe Ivan Kuznetsov, u ngjitën fshehurazi në majën e antenës së Empire State Building, duke arritur një lartësi prej rreth 443 metrash mbi tokë.

Në pikën më të lartë, Ivani i propozoi për martesë Angelës, e cila pranoi, ndërsa të dy shpalosën edhe një banderolë me një mesazh paqeje. Megjithatë, sapo zbritën poshtë, ata u pritën nga autoritetet dhe u arrestuan në vend. Çifti, i cili më parë është bërë i njohur edhe nga një dokumentar i Netflix-it në vitin 2024 për ngjitjen në kullën Merdeka 118 në Malajzi, tani përballet me akuza të rënda penale, përfshirë hyrjen me thyerje, rrezikimin e jetës dhe shkeljen e pronës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protestat në kulmin e tyre, Rama për DW: “Akuzat janë gënjeshtra! Nuk iki”

Edi Rama ka hedhur poshtë kategorikisht çdo mundësi për...

9 sëmundjet që përkeqësohen nga i nxehti

Nxehtësia ka potencialin të aktivizojë mekanizmat e stresit brenda...

U përfol edhe tek Vllaznia, por mbrojtësi i njohur firmos me Egnatian

Edhe pse gjatë merkatos së verës u raportua se...