Podujevë/ Të shtëna me armë zjarri, tre të plagosur

Publikuar me datë:

Një incident i armëve në Podujevë ka rezultuar në plagosjen e tre personave.

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës, konfirmoi se ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, ndërsa identiteti i të plagosurve nuk është ende bërë i njohur.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thekson njoftimi.

Aktualisht, njësitet policore po realizojnë veprime operativo-hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij incidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related