KESH reagon për ndërhyrjet në lumin e Lekbibajt: Projekt për mbrojtjen e liqenit të Komanit dhe HEC-it të Fierzës

Publikuar me datë:

Pas reagimit të banorëve të Nikaj-Mërturit dhe paralajmërimit për protestë kundër ndërhyrjeve në lumin e Lekbibajt, ka reaguar edhe KESH, si investitore e projektit.

Në një deklaratë zyrtare, KESH sqaron se ndërhyrja ka të bëjë me ndërtimin e pritave malore në rrjedhën ujore të Lekbibajt, me qëllim mbrojtjen e liqenit të Komanit dhe garantimin e funksionimit normal të hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.

Sipas korporatës, rrjedha natyrore e Lekbibajt transporton çdo vit sasi të konsiderueshme gurësh dhe sedimentesh drejt liqenit të Komanit, duke ndikuar negativisht në funksionimin e HEC Fierzë dhe në efiçencën e prodhimit të energjisë elektrike.

KESH bën me dije se projekti parashikon ndërtimin e disa pritave malore që do të ndalojnë inertet para se ato të përfundojnë në rezervuar, duke reduktuar ndjeshëm depozitimin e aluvioneve në liqen.

Në deklaratë theksohet se investimi është realizuar në përputhje me të gjitha procedurat ligjore, duke disponuar vendimin për VNM paraprake nga AKM, kontrollin e Oponencës Teknike dhe lejen e infrastrukturës nga Bashkia Tropojë.

“Kjo është një masë inxhinierike e domosdoshme për mbrojtjen e infrastrukturës energjetike kombëtare”, thuhet në reagimin e KESH.

Korporata nënvizon se mbetet e angazhuar për garantimin e furnizimit me energji elektrike për qytetarët shqiptarë, duke respektuar legjislacionin në fuqi dhe komunitetin e zonës së Nikaj-Mërturit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...