Deputeti i PD denoncon kushtet në Spitalin e Lushnjes/ Korreshi-Karakaçit: Po të ndodhte në Bruksel do ikje për 24 orë

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar një tjetër skandal në Urgjencën e Spitalit të Lushnjës. Referuar pamjeve qe i ka dërguar një qytetar, Korreshi bën të ditur se ambientet e urgjencës në Lushnjë ndodhen në errësirë totale, pa energji elektrike.

Teksa ndodhet në Bruksel, përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, deputeti demokrat i është drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duke u shprehur se, nëse një situatë e tillë do të ndodhte në Bruksel, “do të ikje nga sytë këmbët për 24 minuta dhe jo për 24 orë”.

Sipas Korreshit, realiteti që përjetojnë qytetarët në Shqipëri nuk perceptohet nga zyrtarët në Bruksel.

Prej disa muajsh, deputeti demokrat ka denoncuar vazhdimisht problematikat në Spitalin e Lushnjës. Vetëm një muaj më parë, ai organizoi edhe një protestë, e cila u mbështet nga qytetarë të Lushnjës, të cilët u bashkuan për të kërkuar zgjidhje për problematikat që, sipas tyre, prekin drejtpërdrejt shërbimin shëndetësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Mbylle gojën, o legen”- Manja ofendon Ivi Kason

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore,...

Qeveria i jep 88.5 hektarë tokë shtetërore aktorit turk Burak Ozçivit

Aktori turk Burak Ozçivit, i njohur për shqiptarët me...