Operacioni “The Hill 2”/ Shpërndanin drogë, arrestohen dy persona në Durrës

Publikuar me datë:

Finalizohet në Durrës operacioni policor i koduar “The Hill 2”, i cili kishte në shënjestër goditjen e një rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit dhe në plazhe.

Si rezultat i operacionit, të zhvilluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.

Sipas policisë, dy personat dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së kokainës dhe cannabis sativa në doza të vogla.

Ata u kapën në fshatin Rrashbull, ndërsa gjatë kontrolleve fizike dhe atyre në banesat e tyre u sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike të dyshuara kokainë dhe cannabis sativa, të përgatitura për shitje, një shumë parash e dyshuar si përfitim nga aktiviteti kriminal, dy armë të ftohta (një shkop bejsbolli dhe një thikë) si dhe tre celularë.

Policia bëri të ditur se materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

Muaji korrik ka nisur me një tjetër zhvlerësim të...

Tryezë rajonale në Shkodër: Institucionet dhe operatorët diskutojnë sfidat dhe zhvillimin e turizmit në qark

Këshilli i qarkut Shkodër zhvilloi Tryezën Rajonale "Perspektivat e...

Dhunohet barbarisht gazetari Ilir Demaliaj

Gazetari Ilir Demaliaj është dhunuar nga persona ende të...