‘Dashuria qante shumë’/ Krimi në familjen Rrapaj, fqinja: Bën vaki të jetë hedhur për të mbrojtur djalin

Publikuar me datë:

Fqinja e viktimave në Roskovec, Natasha Vrapi, ku burri vrau gruan dhe më pas veten, ka zbuluar disa detaje rreth marrëdhënies së tyre në çift.

Ajo ka treguar se ishin njerëz shumë të mirë, teksa shton se fëmijët ndodheshin jashtë Shqipërisë.

Zonja Vrapi tregoi se nëna mund të ketë mbrojtur djalin e vogël, i cili prej rreth një muaji ndodhej në vendlindje.

“Shkonin shumë burrë e grua. Përpara 25 viteve ka marrë truallin e burrit tim këtu, hynim e dilnim më përpara. Kanë qenë njerëz shumë të mirë. Nuk e di nga i erdhi. Herën e fundit që piu kafe tek unë, më tha pak do rri se do iki se kam Shefikun sëmurë, nuk e di nga i erdhi. Të gjithë fëmijët i ka në Greqi, një djalë e ka në Angli, tre vajzat i ka në Greqi, vetëm njërën ka në Shqipëri.

Qante gjithmonë për vajzën e madhe se nuk kishte fëmijë, qante sa herë, ajo është në Berat. Muajin e fundit djali i vogël ka qenë në Greqi tërë kohën, por muajin  e fundit ka qenë këtu me këta. Bën vaki të jetë hedhur (mbrojtur) për djalin, se çdo nënë për fëmijën bëhet copash.

Vetëm Dashuria është tek kjo shtëpi, djemtë babain e tyre e kanë lënë në morg, sa të qetësohet situata. Fisi i Shefikut nuk ka ardhur fare këtu, janë vetëm njerëzit e Dashurisë. Kur ika ishte qetësi, por kur i ktheva po ulërinin. Kam qarë për atë grua se ishte shumë zonjë”, tha fqinja e tyre.

Familja Rrapaj në Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me armë zjarri pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeçe, e më pas ka vrarë veten.

Varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.

Fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qeni kafshoi në kokë 4-vjeçaren, procedohet pronari i Pitbullit në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht pronarin e qenit...

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi tentoi të...

Trumpi dhe Irani bëjnë marrëveshje për armëpushim dyjavor

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar...

Çmimet globale të naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes SHBA–Iran për armëpushim

Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të...