Bie zjarr masiv në kodrat e Shtërmenit, dhjetëra forca në terren neutralizojnë flakët pas disa orësh betejë

Publikuar me datë:

Një zjarr masiv ka shpërthyer këtë të hënë në kodrat e fshatit Shtërmen, i cili bën pjesë në Bashkinë e Cerrikut, duke kërcënuar një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe duke aktivizuar strukturat e emergjencave civile.

Për të përballuar këtë situatë alarmante, janë angazhuar 21 punonjës të shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë përdorur 5 mjete zjarrfikëse. Ata punuan pa ndërprerje për disa orë për të izoluar dhe shuar flakët. Ndihmës u ofruan edhe ekipet zjarrfikëse nga bashkitë përreth si Elbasani, Gramshi dhe Belshi, të cilat iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë, duke forcuar operacionin në terren.

Duke falenderuar bashkëpunimin mes të gjitha forcave të angazhuara dhe përpjekjeve intensive në kushte të vështira, zjarri u kontrollua dhe më pas u shua plotësisht, duke parandaluar që flakët të përhapen në zona të tjera.

Bashkia Cerrik shprehu mirënjohje për të gjitha ekipet që morën pjesë në këtë operacion, duke u bërë njëkohësisht apel qytetarëve që, sapo vërejnë një vatër zjarri, ta njoftojnë menjëherë pranë strukturave kompetente. Autoritetet theksuan se reagimi i shpejtë është thelbësor për mbrojtjen e jetëve të njerëzve, pasurisë, tokave bujqësore dhe burimeve natyrore.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa autoritetet pritet të kryejnë verifikimet e nevojshme për të zbuluar origjinën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

Muaji korrik ka nisur me një tjetër zhvlerësim të...

Tryezë rajonale në Shkodër: Institucionet dhe operatorët diskutojnë sfidat dhe zhvillimin e turizmit në qark

Këshilli i qarkut Shkodër zhvilloi Tryezën Rajonale "Perspektivat e...

Dhunohet barbarisht gazetari Ilir Demaliaj

Gazetari Ilir Demaliaj është dhunuar nga persona ende të...