Sezoni i katërt rradhazi, Vllaznia e ka liderin

Publikuar me datë:

Me çdo fillim të një sezoni të ri, shumë aspekte të Vllaznisë mund të transformohen, por një emër mbetet konstant në qendër të projektit kuqeblu. Bekim Balaj do të vazhdojë të jetë lideri i skuadrës shkodrane edhe në edicionin 2026-27, duke e marrë përsipër rolin e kapitenit dhe duke u shndërruar në pikën kryesore të repartit ofensiv.

Në prag të 35-vjetorit të tij, eksperienca e ish-sulmuesit të Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë një nga asetet më të rëndësishme të Vllaznisë. Për tre sezone të plota, ai ka qenë figura që ka mbajtur peshën më të madhe të skuadrës, jo vetëm për autoritetin që ka në dhomat e zhveshjes, por gjithashtu për kontributin e tij konkret në fushën e lojës. Balaj ka dëshmuar se është ende një golashënues i shkëlqyer, duke u pozicionuar si shënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar.

Pavarësisht kalimit të viteve, sulmuesi shkodran tregon qartë se nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin. Përgatitja fizike, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij janë në nivele të larta, ndërsa qëllimi mbetet i qartë: të kontribuojë për të realizuar synimet e Vllaznisë gjatë sezonit dhe të vazhdojë të jetë vendimtar në momentet më kritike.

Te Vllaznia, besojnë se eksperienca e Balajt do të ketë një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e futbollistëve më të rinj të skuadrës. Prania e tij në fushë dhe në stërvitje konsiderohet një pasuri e çmuar, ndërsa kapiteni është shembulli i profesionalizmit për të gjithë grupin.

Sezoni 2026-27 pritet të sjellë sfida të mëdha për kuqeblutë, por një gjë është e sigurt: kur Vllaznia ka nevojë për një lider që të udhëheqë ekipin, vëmendja do të përqendrohet sërish te Bekim Balaj. Përsëri, përgjegjësia më e madhe do të peshojë mbi supet e kapitenit, i cili është gati të japë maksimumin për fanellën kuqeblu.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...