Një vit ka kaluar që nga ndarja nga jeta e gazetarit Shkodran Dashamir Dini, dhe e bija e tij ndan një mesazh emocionues: “Do te me mungosh pergjithmone. Derisa te takohemi serish…”
Postimi i plotë:
“Sot bëhet një vit që nga largohet nga kjo botë, bab… Një vit plot me mall, dhimbje dhe një boshllëk që askush nuk mund ta mbushë.
Koha më ka mësuar të jetoj me mungesën tënde, por asnjëherë nuk e ka zbehur dashurinë dhe mallin për ty. Ka ditë kur dëshiroj vetëm të dëgjoj zërin tënd, të përqafoj një herë të fundit, ose të të tregoj për gjithçka që ka ndodhur. Pastaj kujtoj se tani mund të flas vetëm me zemër.
Më mungon në çdo moment të rëndësishëm të jetës time. Më mungojnë këshillat e tua, buzëqeshja jote dhe ajo forcë që më jepje vetëm me praninë tënde. Ti nuk je më para syve të mi, por do të jetosh gjithmonë në zemrën time dhe në çdo kujtim që kemi ndërtuar së bashku.
Lutem që shpirti yt të prehet në paqe dhe Zoti të të ketë pranë Tij. Faleminderit për gjithçka që ishe dhe për çdo gjë që më mësove. Dashuria për ty nuk ka fund.
Do të më mungosh përgjithmonë. Derisa të takohemi sërish…

