Vuçic: “Do jap doreheqjen”

Publikuar me datë:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se planifikon të japë dorëheqjen brenda disa javësh, pas një periudhe të gjatë tensionesh politike dhe mbi një vit e gjysmë protestash të pandërprera opozitare ndaj qeverisjes së tij.

Kjo deklaratë u bë gjatë një mbledhjeje me mbështetës në Beograd, ku Vuçiç konfirmoi se do të largohet nga posti i presidentit, duke mundësuar kështu zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare në vend.

Protestat në Serbi shpërthyen pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetë 16 persona. Që atëherë, opozita, studentët dhe organizatat qytetare e kanë shfrytëzuar këtë ngjarje si një simbol të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të institucioneve shtetërore, duke e transformuar revoltën në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë.

Ngjarjet në Beograd ndodhin në një moment të ndjeshëm për rajonin, ndërsa protestat qytetare në Shqipëri vazhdojnë prej javësh. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shkarkimin e qeverisë dhe një reformë të thellë të klasës politike që ka mbizotëruar vendin për më shumë se tre dekada.

Raportet e ngushta politike mes Vuçiç dhe Ramës, si dhe bashkëpunimi i tyre në iniciativa rajonale në vitet e fundit, kanë rikthyer vëmendjen e publikut dhe kanë nxitur shumë reagime në rrjetet sociale pas këtij njoftimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

109 vdekje të lidhura me të nxehtin brenda një dite në Paris

Shërbimet emergjente mjekësore në Paris raportuan 109 vdekje brenda...

Australi/ Gjoba më të larta për platformat online që lejojnë përdorues nën 16 vjeç

Qeveria e Australisë ka bërë të ditur të shtunën...

Vlerësim për kirurgët e shquar të Spitalit Rajonal Shkodër

Me rastin e nderimit të mjekëve kirurgë, Spitali Rajonal...