Australi/ Gjoba më të larta për platformat online që lejojnë përdorues nën 16 vjeç

Publikuar me datë:

Qeveria e Australisë ka bërë të ditur të shtunën se po forcon ndjeshëm ligjin që ndalon përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeçare, duke dyfishuar gjobat maksimale për kompanitë teknologjike që nuk e respektojnë këtë rregull.

Me ndryshimet e reja, dënimi maksimal për shkelje të përsëritura të këtij ndalimi do të arrijë në 99 milionë dollarë australianë, duke u rritur nga 49.5 milionë që ishte më parë. Qeveria gjithashtu njoftoi se do të forcojë pozitat e Komisionerit të Sigurisë Elektronike, duke i dhënë atij më shumë kompetenca për të kërkuar informacion dhe prova nga platformat e rrjeteve sociale, si dhe nga palët e treta, që përfshijnë dyqanet e aplikacioneve dhe ofruesit e shërbimeve të verifikimit të moshës.

Autoritetet australiane janë duke hetuar se si disa platforma kryesore, përfshirë Meta (Instagram dhe Facebook), Google (YouTube), Snap (Snapchat) dhe TikTok, po e zbatojnë këtë rregull.

Kryeministri Anthony Albanese theksoi se kompanitë e mëdha teknologjike “nuk po bëjnë mjaftueshëm” për ta zbatuar ligjin, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të kufizuar aksesin e të miturve. Ai bëri të ditur se, që nga hyrja në fuqi e ndalimit, mbi 5 milionë llogari të përdoruesve nën 16 vjeç janë çaktivizuar ose kufizuar.

Megjithatë, hulumtime të fundit tregojnë se shumë adoleshentë vazhdojnë ta përdorin rrjetin social duke anashkaluar sistemet e verifikimit të moshës, përmes vetëdeklarimit ose metodave të thjeshta si selfie.

Një studim i botuar në “British Medical Journal” tregon se 85% e të rinjve australianë të moshës 12–15 vjeçare vazhdojnë të përdorin rrjetet sociale.

Ndërkohë, qeveria britanike ka shprehur interes për të shqyrtuar masa të ngjashme, ndërsa disa vende të tjera po vazhdojnë të ndjekin nga afër modelin australian për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin e mediave sociale në shëndetin mendor të të rinjve.

Po ashtu, platforma “Reddit” ka hapur një betejë ligjore në Gjykatën e Lartë të Australisë, duke kundërshtuar ndalimin me arsyetimin e lirisë së shprehjes. Qeveria australiane ka theksuar se është e angazhuar ta mbrojë ligjin në gjykatë.

Ministrja e Komunikimeve, Anika Wells, shprehu se platformat po përmbushin “minimumin e nevojshëm” për të shmangur ndëshkimet, ndërsa rregullatori po forcohet për të hetuar më thellë praktikat e tyre dhe për të verifikuar pretendimet e bëra nga kompanitë teknologjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

109 vdekje të lidhura me të nxehtin brenda një dite në Paris

Shërbimet emergjente mjekësore në Paris raportuan 109 vdekje brenda...

Vuçic: “Do jap doreheqjen”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se...

Vlerësim për kirurgët e shquar të Spitalit Rajonal Shkodër

Me rastin e nderimit të mjekëve kirurgë, Spitali Rajonal...