Ngjela ‘godet’ Ramën: Kërkon të arrijë forcën e diktatorit, por kjo është lajthim , gabim pa dashje që të jep forcë të besosh në një kërkesë që nuk mund të realizohet!

Publikuar me datë:

Vijojnë prej 27 ditësh protestat masive ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale e ka krahasuar kryeministrin me ish diktatorin Enver Hoxha, lidhur me deklaratat që protestat janë organizuar nga agjenturat e huaja.

“Rama e ka në inkoshientin e tij ziline për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës.
Por a mund ta arrijë dot?
Kjo është e pamundur, sepse Rama nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën ́ e tijj, nuk e kishte të fituar ́nga votat, por nga gryka e pushkës”, shkruan Ngjela.

Postimi i plotë:

U kthye Enver Hoxha në Shqipëri.
Rama dje na tha për protestën kundër tij se ajo ishte organizuar nga agjenturat e huaja antishqiptare.
Njélloj si Ener Hoxha, sepse edhe ai, çdo lëvizje shoqërore që vepronte kundër tij, e quante si të organizuar nga agjenturat e huaja.
Po imitônhet Enver Hoxhën nga Edi Rama, në shumë aspekte :
Rama ecën si Enver Hoxha, kërkon të argumentojë me stilin e tij, se po kerkon që të kete edhe Rama forcën e tij.
Dhe, a e dini pse?
Sepse Rama e ka në inkoshientin e tij ziline për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës.
Por a mund ta arrijë dot?
Kjo është e pamundur, sepse Rama nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën ́ e tijj, nuk e kishte të fituar ́nga votat, por nga gryka e pushkës.
Por, a mund të kërkohet të arrihet forca e diktatorit pa qenë bërë me parë vetë shteti një diktaturë partiake e organizuar?!
Jo, sigurisht që nuk mund të kërkohet.
Por ja, Rama, pikërisht për këtë kërkesë që po kerkon, kuptohet se ai është në lajthim, dhe, lajthim, në gjuhën shqipe do të thotë: një gabim i kryer pa dashje, i cili të jep forcë për të besuar në një kërkesë, e cila nuk mund të realizohet.
Spartak Ngjela
Tiranë më:
26 qershor 2026

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: “Demokracia nuk është fasadë që mund të blihet!”

Letra e arkitektit holandez Reinier de Graaf drejtuar Edi...

Gonxhja për protestat: “Nuk mund të vihet në pikëpyetje mandati i qeverisë”

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë...

Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Pal Dedgjonaj, humbje për artin dhe kulturën shqiptare

Është ndarë nga jeta “Mjeshtri i Madh” Pal Dedgjonaj,...