Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Publikuar me datë:

Një rrjet i trafikut të drogës, i lidhur me kartelin ekuadorian “Los Lobos”, është goditur në kuadër të një hetimi ndërkombëtar, ku sipas një rasti të paraqitur në raportin e EUROPOL, organizata bashkëpunonte edhe me një rrjet kriminal shqiptar.

Sipas dokumentit, rrjeti drejtohej nga një person i konsideruar objektiv me prioritet të lartë për autoritetet. Organizata përdorte kompani eksporti frutash si mbulesë për aktivitetin kriminal, duke fshehur lëndët narkotike brenda ngarkesave të ligjshme.

Raporti thekson se sinjalizimet për kontejnerë të dyshimtë çuan në kontrolle të targetuara dhe sekuestrime në porte të rëndësishme europiane. Në dokument evidentohet se rrjeti ekuadorian bashkëpunonte me një rrjet shqiptar, ndërsa anëtarët e këtij të fundit udhëtonin rregullisht drejt Ekuadorit për të negociuar marrëveshje.

Më pas, qeliza kriminale që vepronin në vende të ndryshme të Europës merreshin me logjistikën dhe shpërndarjen e drogës në territorin e Bashkimit Europian.

Pjesë nga raporti:

Një rrjet i trafikut të drogës, i lidhur me kartelin ekuadorian “Los Lobos”, ishte objekt i një hetimi ndërkombëtar. Rrjeti, i drejtuar nga një person i konsideruar si objektiv me vlerë të lartë për autoritetet, përdorte kompani të eksportit të frutave si mbulesë për aktivitetet e paligjshme, duke fshehur drogën brenda ngarkesave legjitime. Sinjalizimet për kontejnerë të dyshimtë çuan në kontrolle të targetuara dhe sekuestrime në porte kryesore të Europës. Rrjeti ekuadorian bashkëpunonte me një rrjet shqiptar. Anëtarët e këtij të fundit udhëtonin rregullisht në Ekuador për të negociuar marrëveshje. Qelizat kriminale që vepronin në vende të ndryshme europiane merreshin me logjistikën dhe shpërndarjen e mëtejshme të drogës brenda Bashkimit Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related