Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

Publikuar me datë:

Ndërsa hetimet për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë vijojnë, policia ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë Sori-Al, Alma Tafani e cila kishte kontratën për furnizimin me ushqim.

Sipas dëshmisë së saj, kompania ka kryer çdo ditë furnizimin me ushqim për studentët në përputhje me detyrimet kontraktore.

Ajo ka deklaruar se çdo vakt është gatuar dhe më pas është shpërndarë sipas procedurave normale, duke respektuar kushtet e higjienës.

Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe kuzhinieri, punonjësit që përgatisin dhe ndajnë ushqimin në racione, stafi i shpërndarjes, si dhe studentët që u prekën nga helmimi.

Deri në këtë fazë të hetimit, asnjë person nuk është vendosur nën hetim në lidhje me këtë rast.

Raportohet se hetuesit po administrojnë provat dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme, ndërsa do të jetë Prokuroria ajo që do të vendosë nëse do të regjistrohen persona nën hetim për përgjegjësitë që lidhen me helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Apel nga Kryqi i Kuq Shkodër: Nevojitet gjak 0 negativ dhe B negativ

Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Shkodër, ka bërë një...

Protesta kundër Ramës/ Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Shqiptarët kanë nevojë të dëgjohen

Deputetja shqiptare Albana Vokshi ka ngritur në Asamblenë Parlamentare...

Dosja ARUBA/ Ambasadorë të përfshirë në trafikun e kokainës, dalin përgjimet

Nuk kanë munguar prej dekadash akuzat mes politikës se...

Skandal te Shkëmbi i Kavajës/ Ujërat e zeza derdhen në det pranë plazhit publik

Një situatë shqetësuese mjedisore është denoncuar në zonën e...