Protestat japin efekt? Gaz Paja pezullon kompaninë, investitori strategjik hedh hapin e papritur

Publikuar me datë:

Një zhvillim i papritur ka shoqëruar emrin e aktorit dhe biznesmenit Gazmend Paja, i cili prej kohesh ishte në qendër të debatit publik për statusin e “investitorit strategjik” në Dhërmi. Sipas një vendimi të datës 19 janar 2026, kompania e tij “Ecotech Energy Services” ka kaluar nga statusi “Aktiv” në “Pezulluar”, duke ndërprerë aktivitetin për një afat të pacaktuar.

Dokumenti, i firmosur nga vetë Paja si ortak i vetëm i shoqërisë, nuk jep arsye për këtë vendim, por lëvizja vjen në një moment kur protestat qytetare kundër ndërtimeve të kontestuara në zonat turistike janë intensifikuar në mbarë vendin.

Largohet investitori i parë? Gaz Paja pezullon kompaninë pas

Kompania “Ecotech Energy Services” ishte pjesë e projektit “Dhërmi Resort”, një investim prej rreth 13.8 milionë eurosh, përmes të cilit Gaz Paja fitoi statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti me hotel dhe vila luksoze në bregdetin e jugut. Projekti ishte bërë objekt debatesh dhe polemikash që prej shpalljes së tij.

Pezullimi i kompanisë po interpretohet nga shumë si një sinjal se klima e re e reagimit publik ndaj projekteve të diskutueshme turistike mund të ketë filluar të japë efektet e para. Ndërsa në Zvërnec, Rrjoll dhe zona të tjera qytetarët kanë ngritur zërin kundër ndërtimeve që konsiderohen të dëmshme për mjedisin dhe hapësirat publike, tashmë një nga emrat më të njohur të lidhur me statusin e investitorit strategjik duket se ka vendosur të tërhiqet, të paktën përkohësisht, nga aktiviteti i kompanisë së tij./Piranjat News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta e 26-të, qytetarët organizohen te sheshi Skënderbej

Qytetarët shqiptarë janë mbledhur edhe sot në protestën e...

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri kundër qeverisë

Nëpërmjet një letre publike në mbështetje të protestave masive...

Arrestohet 31 vjeçari në Korcë, u kap me sasi droge në mjet, procedohet kushëriri i tij

Policia e Korçës ka përfunduar një operacion këtë të...