Detaje/ E zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, ja çfarë ndodhi në aksidentin tragjik në Lezhë

Publikuar me datë:

Është raportuar për detaje të reja rreth aksidentit fatal që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në segmentin Lezhë-Milot, ku një kamion ka përfunduar në një përplasje me një automjet, duke shkaktuar vdekjen e një shqiptari nga Kosova, identiteti i të cilit është Kadri Behluli.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa deri tani dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të përgjumjes së viktimës, çka rezultoi në humbjen e kontrollit mbi mjetin dhe përfundimin tragjik për këtë qytetar nga Suhareka.

Po ashtu, dy anëtarët e familjes së Behlulit, që ishin në automjet me të, kanë pësuar lëndime. Bëhet fjalë për motrën dhe djalin e tij, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Traumës për t’u trajtuar. Sipas informacionit, ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Drejtuesi i kamionit, A. M., është shoqëruar në stacionin e Policisë në Lezhë për të dhënë deklaratë në lidhje me këtë incident të rëndë.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, K. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa motra e tij, F. B., dhe djali, F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

”Drejtuesi i kamionit, A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po zhvillohen veprimet procedurale,”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...