Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

Publikuar me datë:

Një polic italian humbi jetën teksa ndiqte një automjet që ishte arratisur nga një postbllok në Milano të hënën në mbrëmje. Viktima ishte 39-vjeçari Francesco Imprezzabile, i cili u rrëzua me motorin e shërbimit gjatë ndjekjes së një Audi Q8 dhe më pas ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Në lidhje me ngjarjen u vu në pranga 25-vjeçari shqiptar Genti Berisha, i cili pranoi se ishte në timon dhe se u largua për t’i shpëtuar kontrollit policor. Sipas dëshmisë së tij, ai kishte një sasi të vogël kanabisi me vete.

“Kisha pak hashash me vete dhe, meqenëse më kërkohet të regjistrohem, kur më thanë të ndalem, ika me vrap. Nuk doja të krijoja telashe.”, tha ai.

Berisha deklaroi para hetuesve se nuk e goditi motorin e policit dhe se nuk e kishte parë momentin e rrëzimit.

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte”, mësohet të ketë thënë ai, duke shtuar se për vdekjen e oficerit ishte informuar vetëm më vonë përmes lajmeve në internet.

“I kërkoj falje familjes dhe shtetit italian. Pyes veten nëse mund të bëj diçka për ta.”, shtoi i riu shqiptar.

Corriere della sera shkruan se vitin e kaluar, 25-vjeçari u arrestua në vendin e tij të lindjes si pjesë e hetimit “Icaro” nga prokuroria e Brescias, e cila kishte përfshirë “klanin Çela” dhe operacionet e tij të trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related