“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar kryetarët e bashkive, pasi siç tha ai ka marrë ankesa nga qytetarë se disa prej tyre lënë detyrën dhe komunitetin për të ardhur në Tiranë.

Rama tha se ankesa kryesisht janë në zonën juglindore të vendit, konkretisht në aksin Tiranë-Korçë.

Gjatë një aktiviteti për modernizimin e infrastrukturës së komunikimeve elektronike në territorin e bashkive, Rama paralajmëroi se nëse situata vijon, në të ardhmen do të bëjë publikë edhe emrat e kryebashkiakëve.

“Nuk janë të gjithë, por janë disa. Ndërkohë shembulli i ministrit aktual për Pushtetin Vendor, i cili vjen nga një eksperiencë shërbimi jashtë Tiranës.

Edhe pse shtëpinë e kishte dhe e ka në Tiranë, është një shembull që duhet ta kenë parasysh disa kryetarë që sot nuk po i përmend me emër, por herën tjetër do i përmend me emër dhe publikisht.

Lënë komunitetin dhe detyrën përpara se në fakt të vijë ai që është momenti zyrtar i pushimit dhe vijnë në Tiranë. Kjo gjë është e papranueshme.

Kam të gjithë mirëkuptimin tuaj për të adresuar një orë e më parë këtë shqetësim, që më ka ardhur në mënyrë të përsëritur nga disa prej komuniteteve tuaja. Kryesisht në juglindje të vendit. Në aksin Tiranë-Korçë.

Nuk flas për ata të ish-PD, se ata si janë si s’janë, prapë ata janë. Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë. Nuk e kam as për Sotiraqin e as për ministrin. Për ta mbyllur me një buzëqeshje, që uroj të jetë një buzëqeshje e ëmbël dhe të mos kthehet në një buzëqeshje të hidhur për asnjërin”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Policia procedon penalisht edhe Dritan Goxhajn, udhëhoqi protestën jashtë perimetrit

Policia e Tiranës ka proceduar 11 persona në lidhje...

Tensionet në Rrjoll vijojnë, banorët paralajmërojnë një tjetër protestë

Sipas banorëve, gardhi i vendosur në zonë është rikthyer...

Mbi 10.000 të zhdukur nga tërmetet në Venezuelë

Pas tërmetit tragjik që goditi Venezuelën, më shumë se...

Mbyllet pjesa e parë, 3-2 NK Rudes- Vllaznia

Në Slloveni po luhet ndeshja miqësore në mes ekipit...