Bllokohet për më shumë se një orë aksi Librazhd-Prrenjas, dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Publikuar me datë:

Një situatë e vështirë është shkaktuar pasditen e kësaj të marte në aksin kombëtar që lidh Librazhdin me Prrenjasin, më konkretisht në segmentin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”. Rruga u bllokua për më shumë se një orë për shkak të rrëshqitjes së masiveve të dherave dhe gurëve mbi sipërfaqen e saj.

Sipas informacionit të siguruar nga vendngjarja, bllokimi ndodhi rreth orës 17:45, atëherë kur një stuhi e fuqishme shiu që përfshiu një pjesë të Librazhdit, sjellë vërshimin e ujërave dhe materialeve inerte nga kodrat përkatëse drejt rrugës kombëtare. Si rezultat, segmentet e konsiderueshme të karrexhatës u mbuluan nga dherat, gurët dhe balta, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve në të dy drejtimet.

Burime të afërta me situatën në vend konfirmuan se puna për zgjerimin e rrugës, pjesë e projektit të Korridorit VIII, e ka rritur seriozisht situatën. Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e materialeve në zonat ku po kryhen punime, duke sjellë probleme të menjëhershme për lëvizjen e mjeteve.

Si pasojë e bllokimit, ra ndjeshëm qarkullimi në të dy anët e aksit, duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Drejtuesit e mjeteve u detyruan të prisnin për më shumë se një orë derisa situata filloi të normalizohet. Në vendngjarje, ishin angazhuar mjetet dhe punonjësit e kompanisë përgjegjëse për punimet, të cilët punuan për pastrimin e rrugës nga dherat dhe gurët e shkaktuar nga rrëshqitja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...