Nesër në orën 08:30, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve, një takim që ndodh në një periudhë të ndjeshme politike.
Kjo mbledhje vjen vetëm disa ditë pas një takimi të gjerë me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, ndërsa Tirana po përballet me protesta qytetare që zgjasin për më shumë se tri javë kundër qeverisë.
Takimi, i paralajmëruar, zhvillohet në një kohë kur protesta ka përfshirë tashmë 24 ditë dhe niveli i presionit publik mbi qeveri vazhdon të jetë i lartë.
Siç njoftuan burime nga mbledhja e mëparshme e grupit parlamentar, Kryeministri ka kërkuar që deputetët dhe drejtuesit socialistë të angazhohen më shumë në komunikimin me qytetarët, sidomos përmes rrjeteve sociale, ku përmbajtjet lidhur me protestat po tërheqin një vëmendje të konsiderueshme.

