Në përvjetorin e lindjes së poetes së njohur Anna Ahmatova, Elisa Spiropali ndan një varg prekës dhe të rëndësishëm që përmbledh forcën, qëndresën dhe aftësinë për të shndërruar sulmet në vlera të çmuara.
Postimi i plotë:
“Mirëmëngjes☀️
Kur mendja juaj përzihet nga sulmet e zakonshme, monitorimi digjital dhe algoritmik, bashkë me konspiracionet e çuditshme dhe fjalorin e ashpër, mësoni nga kjo kryevepër e Anna Ahmatovës, e cila erdhi në jetë si sot, më 1889.
Kaq shumë gurë janë hedhur mbi mua
Sa sot asnjë prej tyre nuk më frikson,
Me ta u ndërtua një kullë e bukur,
Më lartë se çdo kullë, ajo qëndron.
Me ndërtuesit e saj jam mirënjohëse,
Edhe pse u ndërtua me ngut.
Prej saj, agimi e përjetoj më shpejt
Dhe diellin e shoh më gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time çdo ditë,
Fryn erë deti dhe më flladit.
Në dorën time, pëllumbi vjen e çukit,
Edhe nëse nuk mund të shkruaj më,
Një ditë të përëndishme me krahë të lehtë,
Pres t’i vijë Muza, për ta shkruar vetë.

