Ulsi Manja sulmon protestuesit nga Kosova: “S’ka hajvanllëk më të madh se të vish për të rrëzuar qeverinë në Tiranë”

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka reaguar ashpër pas pjesëmarrjes së disa shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestën e zhvilluar në Tiranë kundër qeverisë.

Përmes një reagimi publik, Manja i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të distancohet nga protestuesit, duke ngritur pyetjen se përse qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ndaj kësaj pjesëmarrjeje.

“Dakord Kryeministër, me ty jam, por në qoftë se Albin Kurti nuk paska lidhje me këtë dhe ishalla s’ka, pse nuk distancohet qeveria e tij nga ky turp me gjoja ‘diasporë’?”, shkruan Manja.

Më tej, deputeti socialist përdori tone të forta ndaj protestuesve që kishin ardhur nga Kosova, duke deklaruar se “nuk ka hajvanllëk më të madh se sa të vish nga Kosova për të rrëzuar qeverinë në Tiranë”. Sipas tij, një veprim i tillë jo vetëm që nuk arrin të ndikojë politikisht në Shqipëri, por i jep argumente kundërshtarëve të Kosovës.

Reagimi i Manjës vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili më herët tha se nuk e konsideron Kurtin përgjegjës për pjesëmarrjen e disa qytetarëve nga Kosova në protestat e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Irlanda kundër ndryshimit të rregullave të zgjerimit të BE

Irlanda, e cila merr presidencën e Bashkimit Evropian më...

Shpërthen protestuesja: “Belinda vodhi mld e s’është në burg!”

Mes emocioneve dhe thirrjeve të forta kundër qeverisë, një...