Zhupa reagon pas videove të Ballës me Diasporën: “Qytetarët janë bashkuar kundër qeverisë, propaganda po dështon”

Publikuar me datë:

Ina Zhupa, kryetare e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, ka reaguar ndaj videove të publikuara nga Taulant Balla, ku shfaqeshin emigrantë që mbështesnin qeverinë. Ajo i përshkroi ato si përpjekje propagandistike, që nuk arrijnë të fshehin pakënaqësinë e qytetarëve. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa theksoi se protesta masive e diasporës më 20 qershor në Tiranë, si dhe protestat e shqiptarëve në vende të ndryshme të botës, ilustruan fuqinë e vërtetë të diasporës dhe shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

Sipas saj, tentativat për të ndarë shqiptarët dhe për të minimizuar revoltën qytetare janë taktika të vjetra të qeverisë. Ajo gjithashtu theksoi se protesta që zgjati 22 ditë vërtetoi se qytetarët po bashkohen për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e publikut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rrëshqitje dherash në aksin rrugor Maliq-Gramsh

Një rrëshqitje dherash është raportuar në aksin rrugor Maliq–Gramsh,...

Irlanda kundër ndryshimit të rregullave të zgjerimit të BE

Irlanda, e cila merr presidencën e Bashkimit Evropian më...