Bogë, festa që rikthen traditën/ Edicioni i tretë i Festës së Çobanit mblodhi banorë e turistë në zemër të Alpeve

Publikuar me datë:

Në Bogë te Malesise Madhe u organizua sot Festa e Çobanit EDICIONI I 3-TË, Organizator i këtji aktiviteti ishte Agroturizem Buni dhe Kulla e Bajraktarit ky aktivite tradicional ka per qellim qe te promovoje kulturën dhe jetën baritore të Alpeve Shqiptare.

Aktiviteti nisi me parakalimin e tufave të deleve, një simbol i gjallë i transhumancës dhe i jetës pastorale që prej brezash ka karakterizuar këtë trevë malore.

Më pas, atmosfera festive vijoi me muzikë, këngë dhe valle tradicionale, duke mbledhur së bashku banorë, turistë dhe dashamirës të kulturës shqiptare.

Gjatë aktivitetit, fjalë përshëndetëse mbajtën deputeti Bujar Rexha dhe organizatori Gezim Olaj, të cilët vlerësuan rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe promovimit të vlerave autentike të zonës, si dhe rolin e tyre në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Pjesë e festës ishte edhe Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi, i cili organizoi konferencën studentore “Transhumanca në Alpet Shqiptare: Trashëgimi, identitet dhe perspektiva për zhvillim të qëndrueshëm”.

Konferenca shënoi përmbylljen e projektit kërkimor mbi ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë etnokulturore të Alpeve Shqiptare, me mbështetjen e Agjencia për Kërkim Shkencor dhe Inovacion.

Festa e Çobanit në Bogë mbetet një urë mes traditës dhe së ardhmes, duke dëshmuar se trashëgimia kulturore mund të shërbejë si motor zhvillimi për zonat malore. Organizimi artistik i aktiviteti u realizua nga regjizorja Rita Kalaj Shkurtaj, ne moderimimin e gazetares se njohur Kozeta Bruçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related