11000 lekë gjobë për diasporën që protestoi në Tiranë, bllokohet në Muriqan

Publikuar me datë:

Një grup i madh qytetarësh të diasporës që udhëtuan dje në Tiranë për të marrë pjesë në protestë janë ndëshkuar nga policia shqiptare me një gjobë prej njëqind e dhjetë mijë lekësh secili. Sipas protestuesve, këto gjoba janë vendosur në momentin e kthimit drejt pikës kufitare të Muriqanit, me arsyetimin e “pengimit të trafikut” dhe lëvizjes me shpejtësi të ulët në rrugë.

Sot, shumë nga këta individë janë hasur në vështirësi gjatë kalimit të kufirit në Muriqan në drejtim të Malit të Zi. Protestuesit shprehen se nuk po lejohen të vazhdojnë udhëtimin e tyre, pasi gjobat ende nuk janë paguar, duke theksuar se, për shkak të faktit që sot është e diel, nuk kanë mundësi të kryejnë pagesat e nevojshme.

Në një dokument të shpërndarë nga protestuesit, është paraqitur një procesverbal i policisë, ku evidentohet vendosja e gjobave për shkelje që lidhen me pengimin e qarkullimit rrugor. Protestuesit pohojnë se këto masa janë marrë ndaj automjeteve të diasporës që ishin pjesë e protestës së djeshme në kryeqytet. Deri në këtë moment, autoritetet nuk kanë dhënë një reagim zyrtar në lidhje me akuzat për ndalimin e kalimit në kufi për shkak të gjobave të papaguara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bllokohet skafi në Sarandë, shkeli perimetrin e sigurisë dhe rrezikoi pushuesit

Një mjet lundrues është bllokuar nga Policia Kufitare në...

Procedohen 9 qytetarët që protestuan poshtë dritares së Ramës

Nëntë persona janë vënë nën akuzë nga policia, pasi...

“Të mbledhë mendjen e të vetëpastrohet”, Spiropali me thumba pas deklaratës së Ramës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i është përgjigjur kryeministrit...