“Koha e ndryshimit ka ardhur”, shqiptarët marshojnë në Bazel me thirrje kundër Ramës

Publikuar me datë:

Qindra shqiptarë të diasporës janë mbledhur në qytetin e Bazelit në Zvicër, ku zhvilluan një marshim proteste të shoqëruar me flamuj kuqezi dhe pankarta me mesazhe politike kundër qeverisë shqiptare.

Protestuesit artikuluan thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshuan në rrugët e qytetit zviceran në një tubim që u zhvillua pa incidente.

Organizatorët e protestës e paraqitën këtë tubim si pjesë të një reagimi më të gjerë të diasporës shqiptare ndaj zhvillimeve politike në vend. Sipas tyre, shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut po angazhohen gjithnjë e më shumë në mbështetje të protestave dhe kauzave që po ngrihen në Shqipëri.

Pjesëmarrësit theksuan se qëllimi i marshimit ishte të përcillnin një mesazh të përbashkët për ndryshim politik dhe për t’i dhënë zë shqetësimeve që, sipas tyre, po ngrihen prej kohësh nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit.

Protesta në Bazel është një nga aktivitetet e fundit të organizuara nga komunitetet shqiptare në diasporë, të cilat kanë shprehur mbështetje për protestat dhe nismat qytetare që po zhvillohen në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bllokohet skafi në Sarandë, shkeli perimetrin e sigurisë dhe rrezikoi pushuesit

Një mjet lundrues është bllokuar nga Policia Kufitare në...

Procedohen 9 qytetarët që protestuan poshtë dritares së Ramës

Nëntë persona janë vënë nën akuzë nga policia, pasi...

“Të mbledhë mendjen e të vetëpastrohet”, Spiropali me thumba pas deklaratës së Ramës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i është përgjigjur kryeministrit...