SKEMA e call center-ave mashtrues, cili është roli i Policisë së Shtetit

Publikuar me datë:

Kjo është vila në të cilën, dy javë më parë, denoncuam një call center mashtrues, bashkë me kolegët e emisionit “Le Iene”. Objektin e kishim mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, duke dokumentuar hyrje-daljet e operatorëve dhe konsulentëve që mashtronin shtetasit e huaj me investime në bursë.

Të bindur se çdo gjë e kishim të dokumentuar, kërkuam ndërhyrjen e policisë, e cila, pasi na shoqëroi deri aty, papritur u tërhoq, duke na lënë vetëm. Dhe sot situata është kjo, mashtruesit e kanë mbyllur aktivitetin e tyre, me gjasë duke e hapur në një tjetër ambient aty rrotull.

Për ata që na ndjekin për herë të parë, ka disa muaj që, bashkë me kolegët italianë, po ndjekim mashtruesit e punësuar në këto aktivitete që zhvasin shtetasit e huaj nëpërmjet të ashtuquajturit trading online.

Një javë më parë, me një hartë të detajuar të disa call centerave që operonin në qendër të Tiranës, kërkuam të mësojmë sa më shumë rreth këtij biznesi të paligjshëm, por fatkeqësisht, ose i gjetëm të boshatisura, ose për shkak të mungesës së bashkëpunimit me autoritetet, nuk arritëm t’i kapim në kohë.

Po çfarë është një call center mashtrues dhe si funksionon?

Por, me kalimin e viteve dhe me rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kësaj forme mashtrimi, drejtuesit e call centerave ndërruan strategji. Dhe këtu bëhet fjalë për klientë të cilët kanë lënë shuma prej disa qindra mijëra euro.  Një fazë e cila është bërë e mundur nga zhurma mediatike e dy muajve të fundit, sidomos në Itali, nga emisionet e njëpasnjëshme të kolegëve të “Le Iene”, ndaj veprimtarive të këtyre keqbërësve, dhe rezultati është ky.

Gjatë kësaj kohe kemi mbledhur informacione, kemi ndjekur pista të ndryshme dhe kemi verifikuar disa adresa në kryeqytet, të cilat shërbenin si zyra nga ku dhjetëra operatorë e nisin ditën duke mashtruar të huajt.

Po nga vjen gjithë kjo siguri për këta persona, sa që, edhe pse bëjnë diçka për të cilën rrezikojnë, sërish pranojnë të përfshihen?

Duke pasur parasysh se si operojnë, duhet ta besojmë, sepse ata janë shumë të qetë në çdo veprim që bëjnë. Egla është një 25-vjeçare, e cila pasi ka punuar për disa muaj në këtë call center, ka vendosur të tërhiqet, duke pranuar të ndajë me ne çdo detaj të asaj çfarë ndodh në ato ambiente.

Gjithçka është e kalkuluar dhe me një organizim perfekt.

Viktima “peshkohet” nga linke që propozojnë fitimin e shpejtë, duke lënë numrin e telefonit. Numri më pas u vihet në dispozicion call centerave dhe operatorët bëjnë telefonatën e parë.

Tani dëgjoni pak se çfarë flitet në mbledhjet e këtyre grupeve mashtruese, ku vjedhja e klientëve është në rend të ditës. Na jepet kurajo, siguri, motivim. Na thonë të punojmë mirë se do kemi numra klientësh të freskët.

Në fakt, për të gjetur numrat e duhur që kanë potencial për të “investuar”, ka disa mënyra.

Ajo e linkeve që “peshkojnë” është njëra, por mënyra më e thjeshtë është blerja e listave të numrave. Dhe për këtë, mashtruesit i kanë gjetur burimet. I riu përballë nesh, që na ka ndihmuar gjatë këtyre ditëve, është i njëjti që na ka dorëzuar hartën e disa call centerave në qendër të Tiranës. Harta iu dha kolegëve italianë të “Le Iene”, të cilët e dorëzuan në polici, duke kërkuar bashkëpunimin e kësaj të fundit.

Pas kësaj kërkese për bashkëpunim me policinë, rezultati dihet.

Kjo zhvendosje me urgjencë ka ardhur sepse dikush tjetër, përveç nesh, e kishte hartën.

Dikush që i mbron dhe i ndihmon për të mos humbur aspak kohë që të hapin call centerin e radhës.

Kemi të bëjmë me akuza tepër të forta ndaj atyre që paguhen për të na ruajtur dhe për të luftuar shkelësit e ligjit, por disa fakte na bëjnë të dyshojmë se këto fjalë kanë shumë të vërteta brenda, për më tepër kur shohim se sa me lehtësi kemi arritur t’i zbulojmë call centerat, edhe pse zhvendosen në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që policia mbyll sytë.

Prandaj, sonte edhe njëherë publikisht, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit: A do t’i kapni këta keqbërës apo do të vazhdoni të konsideroheni bashkëpunëtorë të tyre?/Piranjat news

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fluks hyrje-daljesh në dy pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Burime zyrtare bëjnë me dije se në Kapshticë kanë...

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

Kati i parë i një pallati në qytetin e...

SPAK kontrolle në burgun e Durrësit për telefona, në ‘sitë’ qelitë e Veliajt dhe Beqajt

Prokurorët e SPAK kanë zhvilluar një aksion kontrolli në...

Qeni kafshoi në kokë 4-vjeçaren, procedohet pronari i Pitbullit në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht pronarin e qenit...