Shkodra Summer Cup 2026 ul siparin/ 55 skuadra nga 4 shtete, emocione dhe spektakël në edicionin e 9-të

Publikuar me datë:

Shkodra Summer Cup 2026

Edicioni i nentë

Shkodra Sport Event përmbyll me krenari dhe emocione të forta edicionin e 9 të Shkodra Summer Cup, një aktivitet 3-ditor për grupmoshat u-9 deri u-15, i cili mblodhi në fushën e blertë 55 skuadra nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Në qytetin e Shkodrës, e thënë ndryshe në qytetin e artit, kulturës dhe sportit, përgjatë datave 19 deri më 21 qershor, u zhvilluan ndeshje që shpalosën talent, frymë garuese, respekt, dhe mbi të gjitha edukim përmes sportit.

Edhe pse moti nuk na i kurseu temperaturat e larta, sportistët e vegjël, u treguan të guximshëm, sepse e kthyen çdo ndeshje në një sfidë me emocione të bukura.

Kjo kupë nuk është thjesht një trofe, por një kujtim i çmuar për miqësitë që ndërtuat dhe mbi të gjitha për emocionet që ndamë së bashku.

Një falënderim i veçantë shkon për trajnerët që ditë pas dite mbjellin vlera sportive-edukative te këta fëmijë, për prindërit që janë gjithmonë mbështetës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë organizim.

Fituesit e edicionit të 9 të Shkodra Summer Cup janë :

Ekipi më Fair Play : Arasta

Kategoria U-9

Vendi i parë: K.F. Shkodra

Vendi i dytë: F.C. Scutari

Kategoria U-11

Vendi i parë: K.F. Vllaznia

Vendi i dytë: Atletik Klub Shkodra

Kategoria U-13

Vendi i parë: F.C Scutari

Vendi i dytë: K.F. Vllaznia

Kategoria U-15

Vendi i parë: K.F. Shkodra

Vendi i dytë: F.C Djelmnia Shkodrane 2017

Realizimi i ‘’Shkodra Summer Cup’’ 2026 nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e çmuar të institucioneve partnere. Një falenderim i veçantë shkon për Federatën Shqiptare të Futbollit , Shoqatën Rajonale e Futbollit Shkodër, K.F.Vllaznia , Bashkinë Shkodër , Kolegjiumin e Arbitrave të Futbollit Shkodër ,Elite Referee Experience për përkrahjen dhe bashkëpunimin profesional në çdo hap të këtij eventi.

Gjithashtu falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për ta bërë realitet këtë ngjarje të madhe sportive si: arbitrat, delegatët, mjekët dhe stafin e Shkodra Sport Event.

Bashkë mund të bëjmë më shumë për sportin, për edukimin dhe për të ardhmen e brezit të ri.

Faleminderit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related